Pasditen e sotme një 32-vjeçar që udhëtonte nga Bulqiza në drejtim të Shupenzës ka dalë nga rruga, duke u përplasur me barrierat metalike anësore, transmeton Gazeta Ekspress.
Sulejman Llani ka marrë fraktura të rënda në kokë si pasojë e përplasjes me barrierat metalike.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës e më pas drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Dyshohet që shkak të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit motor.



