Gjermani, sulmuesi hyn në xhami dhe shqyen Kur’anin

Policia njoftoi se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një ose më shumë sulmues

Në qytetin Schleswig, afër qytetit Hamburg të Gjermanisë është vandalizuar një xhami, me ç’rast u shqye një Kur’an dhe u hodh në tualet, raporton Anadolu Agency (AA).

Përveç kësaj, gjithashtu janë shkulur çezmat dhe u shkaktuan dëme materiale në xhami, e cila vepron nën autoritetin e Drejtorisë Turke për Çështje Fetare të Bashkësisë Islame Turke në Gjermani (DITIB).

Policia njoftoi se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një ose më shumë sulmues.

Sipas policisë, gjatë sulmit Kur’ani është shqyer në disa pjesë dhe se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.Image result for Schleswig quran