Presidenti Donald Trump nuk mund të bllokojë në mënyrë ligjore kritikat ndaj tij në Twitter, vendosi një gjykatë federale e apelit ditën e Martë.
Vendimi 3-0 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor mbështeti vendimin e një gjyqtari në New York në Maj 2018, sepse Trump shkeli të drejtat e Amendamentit të Parë të përdoruesve, të cilët i bllokoi pasi nuk u pajtua me ta.
“Amendamenti i Parë nuk lejon një person zyrtar publik të shfrytëzojë llogaritë në mediat sociale për qëllime zyrtare. Nuk mund të përjashtojë personat nga një dialog i hapur në internet, vetëm për arsye se nuk shprehin pikëpamje të njëjta me personin zyrtar”, shkroi gjykatësi Barrington D. Parker në emër të panelit prej tre anëtarësh që mbështesnin këtë vendim.
Rasti është sjellë nga Instituti i Amendamentit Knight të Universitetit Columbia në emër të shtatë përdoruesve të Twitter të kritikuar për presidentin, të cilët ishin ndaluar prej tij në faqen e internetit të microblogging.
As Trump, as Departamenti i Drejtësisë që e përfaqësonin atë në gjykatë, nuk patën reagim të menjëhershëm ndaj vendimit. /E Përditshmja



