Në Shqipëri po konsumojmë prodhimet që nuk kalojnë testin për eksport

Prodhimet bujqësore që përfundojnë në tregjet shqiptare nuk shoqërohen nga asnjë fletë analize për garancinë e tyre. Qytetarët ndihen tërësisht të pasigurt.

Pikat e eksporteve në Shqipëri kontrollohen nga vetë eksportuesit nëpërmjet një aparature që mat nivelin e nitriteve. Nëse ato janë të larta, ngarkesa kthehet mbrapsht, me shumë gjasë për të përfunduar në tregjet shqiptare, e më pas në tavolinat tona.

Prodhimet bujqësore që përfundojnë në tregjet shqiptare nuk shoqërohen nga asnjë fletë analize për garancinë e tyre. Qytetarët ndihen tërësisht të pasigurt.

Klan TV në Lushnje kontaktoi të gjithë drejtuesit e bujqësisë dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në këtë qytet, për t’i pyetur se përse prodhimet bujqësore dalin në treg pa asnjë kontroll. Por askush nuk pranoi të flasë.

Janë 32 pika eksporti të ngritura në Lushnje dhe produktet e tyre nuk kalojnë jashtë vendit pa analizat fiziko kimike.

160 mijë ton fruta dhe perime prodhohen në një vit në Lushnje. Nga kjo sasi, 120 mijë ton shkon për eksport dhe 40 mijë ton janë për tregun vendas. Moskryerja e analizave ka bërë që në tregjet shqiptare të përfundojnë produkte me nivele shumë problematike të nitratit.

Sipas disa testeve të ndërrmarra vullnetarisht nga gazetarët, rezultoi se vetëm për pjeprin, niveli i nitratit arrinte deri në 850 miligramë për kilogramë, nga 90 miligramë që është norma maksimale e lejuar. /Gazeta Dita