Nga i nxehti i skajshëm, në stuhi me erëra të dhunshme e reshje të forta, disa pjesë të Italisë po përballen me kapriçot e motit dhe dëmet që ato janë duke lënë pas. Në brigjet e vendit fqinj të lagura nga deti Adriatik, erërat që kanë mbërritur shpejtësinë deri në 150 km në orë, kanë shkulur nga plazhet çadra e shezlonge.
Në Pescara, 18 persona janë lënduar nga breshëri e kanë përfunduar në spital me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por sidomos në kokë. Kokërrat e breshërit atje mbërrinin deri në madhësinë e një grushti. Mes të plagosurve është edhe një grua shtatzënë, me lëndime në kokë e fytyrë.
Një sërë automjetesh janë dëmtuar nga breshëri, ndërsa kati i poshtëm i spitalit ‘Santo Spirito’ është përmbytur nga uji. Punonjësit e shpëtimit kontrolluan për persona të bllokuar nëpër makina apo në parkimin e spitalit të pushtuar nga uji, raporton Top Channel.
Rreth 800 ndërhyrje të lidhura me motin e keq janë kryer nga ekipet e zjarrfikësve në zonat e prekura nga stuhitë. Një anije e rojes bregdetare arriti të shpëtonte një person i cili kishte mbetur në det rreth 500 metra larg bregut.
Ndërkohë në Taranto, forca e erës ishte aq e madhe sa bëri të rrëzohej një vinç. Punonjësi 31 vjeçar që ndodhej aty ka përfunduar në ujë dhe pavarësisht kërkimeve intensive, nuk është gjetur ende.
Who did not believe in Catholicism? The Gospel is not abortion, Israel & must be Right-wing. Accursed brood (Gal. 1:8).
WOW!!! BRUTAL #hailstorm with huge hail in Pescara, #Italy this afternoon 10th July! Video
Cottage_viaggi IG pic.twitter.com/aXYBQFr1lW https://t.co/QKiI8SWTyL— Elisa Espinoza – Minister (@Elisa64908562) July 11, 2019



