Donald Tusk: Shprehim solidaritetin tonë për Gjeorgjinë

Në mes të çështjeve territoriale, Gjeorgjia është 'partner dhe mik i rëndësishëm' i BE, thotë kreu i Këshillit Evropian...

Presidenti i Këshillit Europian të enjten shprehu mbështetje për sovranitetin e Gjeorgjisë dhe integritetin territorial.

“BE qëndron me Gjeorgjinë në solidaritet dhe me përkushtim të plotë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial”, tha Donald Tusk pas një takimi me presidentin gjeorgjian Salome Zourabichvili, sipas një deklarate të BE.

Tusk tha se ata diskutuan lidhjet BE-Gjeorgji dhe si t’i përmirësonin ato më tej, duke shtuar:
“Gjeorgjia është një partner dhe mik i rëndësishëm i BE-së”.

Ish-republika sovjetike ka lobuar gjatë për anëtarësim në BE dhe NATO, aspiratat e ndërlikuara nga pushtimi i Rusisë në 2008 që çoi në ndarjen e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore nga kontrolli i Tbilisit.

“Fakti që gjeorgjianët mund të udhëtojnë pa viza në Evropë dhe qytetarët e BE në Gjeorgji, na sjell më afër njëri tjetrit”, tha Tusk.

“Në kontekstin e udhëtimit pa viza, ne jemi dakord për nevojën e rritjes së përpjekjeve të përbashkëta për të trajtuar në mënyrë efektive sfidat aktuale”.

Ai shtoi se marrëdhëniet BE-Gjeorgji janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta, duke thënë: “Aseti më i madh i Gjeorgjisë qëndron në angazhimin e saj të demonstruar ndaj reformës demokratike dhe sundimit të ligjit”.

Tusk gjithashtu mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Batumit, ku ai foli për nevojën për unitetin gjeorgjian.