Ndryshimet klimatike parashikohet të krijojnë një sistem metereologjik më të fuqishëm dhe ekstrem në mbarë globin, ndaj në mjaft zona bregdetare po mendohet ngritja e strukturave mbrojtëse për të reduktuar ndikimin e tij.
Argjinaturat e para janë ndërtuar përpara disa shekujsh, megjithatë sot mund të jenë ndoshta asetet më të vyera se kurrë ndonjëherë më parë përsa i takon mbrojtjes së njerëzve që jetojnë në zonat e rrezikuara bregdetare.
Një raport i fundit i qendrës për mbrojtjen e klimës vlerësonte se mbrojtja e komuniteteve bregdetare mund t’i kushtojë SHBA-ve më shumë se 400 miliardë dollarë përgjatë 20 viteve të ardhshme.
- Argjinaturat nuk janë vetëm të shtrenjta për tu krijuar, por kanë nevojë edhe për mirëmbajtje të rregullt në mënyrë që të përballojnë përplasjen e dallgëve. Në shumë vende sidoqoftë, ato konsiderohen jetike për të mbrojtur tokën dhe pronat që në të kundërt, do të gëlltiteshin nga uji.



