Dënohen puçistët e FETO-s për tentimin e marrjes së aeroportit Ataturk

Gjykata e Lartë Penale mori vendimet në rastin i cili udhëhiqet kundër 159 personave për përpjekjen e marrjes së aeroportit Ataturk

Gjykata në Stamboll sot u shqiptoi dënim me burg të përjetshëm të rëndë dhjetë ish-ushtarakëve për përpjekjen e rrënimit të rendit kushtetues gjatë përpjekjes së grusht shtetit të dështuar në Turqi në vitin 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Lartë Penale mori vendimet në rastin i cili udhëhiqet kundër 159 personave për përpjekjen e marrjes së aeroportit Ataturk dhe zhvillimeve që çuan në vdekjen e dy personave në natën e 15 korrikut të vitit 2016, kur komplotistët e organizatës terroriste FETO u përpoqën të kryejnë grusht shtet në Turqi.

Dhjetë persona u dënuan me burgim të përjetshëm të rëndë për shkak të përpjekjes për rrënimin e rendit kushtetues, ndërsa 43 persona u dënuan me burgim të përjetshëm.

Me burgim të përjetshëm nën kushtet më të rrepta, u denuan ish-koloneli Yusuf Ozdemir, i cili ushtarëve u kishte thënë se në aeroportin Ataturk ka terroristë, dhe se duhet të arrestohet kush do që vjen, madje edhe nëse do të ishte presidenti apo kryeministri.

Me burgim të përjetshëm, ndër të tjera, u dënuan ish-pjestarët e forcave të sigurisë Yasin Keceli dhe Metin Ucar, ndërsa për shkak të vdekjes së 17-vjeçarit Mahir Ayabaka.

Gjykata dënoi 85 të akuzuar me 12 vjet e gjashtë muaj për shkak të ndihmës në përpjekjen për të rrënuar rendin kushtetues.

Disa të akuzuarve dënimi u është përcaktuar për shkak të tentimit për vrasje, kufizimit të lirisë së lëvizjes, marrjes së fluturakeve dhe ngjashëm