Elbasan, përfshihet nga flakët kuzhina e lokalit

Kuzhina e një lokali është përfshirë nga flakët në Elbasan, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, transmeton Ora News.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa qytetarët kanë dalë në rrugë të frikësuar.