Më shumë se 100 migrantë kanë humbur dhe besohet se janë mbytur pasi anija e tyre e drunjtë u përmbyt pranë brigjeve të Libisë në Mesdhe.
Më shumë se 116 raportohet të humbur zyrtarisht dhe 132 janë shpëtuar deri tani.
Kjo është përgjigja zyrtare që dha një zëdhënës i portit Libian.
Agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara raportoi më herët se më shumë se 150 vetë mund të jenë mbytur nga kjo tragjedi.
Anija la Libinë nga Al Khoms, një qytet 120 kilometra larg kryeqyteti Tripoli. Brenda saj ndodheshin rreth 300 njerëz. Vijojnë kërkimet dhe ende nuk është konfirmuar numri i të mbyturve që u goditën nga kjo tragjedi e rëndë. /noa.al


