Lleshaj takim me homolgun turk, ja çfarë u diskutua

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj priti sot ministrin e Brendshëm të Turqisë, Süleyman Soylu, ndërsa mësohet se diskutuan rreth mundësisë, për rritjen e bashkëpunimit në funksion të sigurisë publike.

“Gjatë takimit u trajtuan fushat ku do të ndalet e kërkohet të thellohet bashkëpunimi, mes dy ministrive të Brendshme e Policive përkatëse. Ky bashkëpunim synohet të thellohet mes dy Akademive të Sigurisë, në fushën e luftës kundër krimit ekonomik e financiar, trajnimi i personelit policor, pajisjet për Policinë e Shtetit, si dhe ekspertiza për sistemin e menaxhimit doganor shqiptar”, njofton Ministria.

Lleshaj veçoi si prioritar bashkëpunimin për luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar, trajnimet e efektivëve dhe pajisjet policore.