E rëndë në Dibër/ Plumb kokës të riut, ndërron jetë rrugës për spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Dibër. Një 30-vjeçar është dërguar në Spitalin Rajonal të Dibrës pa shenja jete, i goditur me plumb në kokë.

 

 

Një person rreth 30 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të plagëve, teksa ishte goditur me plumb në kokë, transmeton Gazeta Shqiptare.

Viktima është nga fshati Vlashe i njësisë administrative Shupenzë. Ende nuk dihet nëse është vrarë apo ka kryer vetëvrasje.

Ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.