Ngjarje e rëndë në Divjakë, i riu përdhunon të miturën, arrestohet nga policia

Një i ri ka përdhunuar kushërirën e tij të mitur.

Burime bëjnë me dije se autori është arrestuar nga blutë e Policisë.

I riu kishte tentuar të largohej dhe ishte fshehur në pyll, por punonjësit e policisë e kanë rrethuar dhe pas disa orë kërkimesh e kanë arrestuar.

Ende nuk dihet identiteti i të riut, ndërkohë pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.