Shishe benzine drejt Kryeministrisë, arrestohet 23-vjeçari nga Sauku por gjykata e lë të lirë…

Një i ri hodhi të shtunën një shishe benzinë drejt Kryeministrisë, por u arrestua. Ai u është përgjigjur pas daljes para gjyqit se “protestova ngaqë më ka fyer kryeministri”.

Por gjyqtarja e la të lirë, me masën detyrim paraqitje, ngaqë ai ishte jetim dhe i varfër.

Bëhet fjalë për Nazmi Caka, 23-vjeç, i cili kishte pak kohë që doli nga qelia me vendim gjykate për të njëjtën arsye.

Ai ishte arrestuar dy vjet më parë, kur hyri në bankë, por nuk vodhi asgjë.

Në kohën kur u arrestua ai ishte 21 vjeç dhe e habiti policinë me përgjigjen që ju dha, ngaqë tha se hyra për të vjedhur se isha i paushqyer, e më pas shtoi se ishte penduar.

Filmimet u shpërndanë në atë kohë nga policia e cila tregoi grabitësin e pazakontë ,që në fakt nuk vodhi asgjë. Kësaj radhe pasi ka përfunduar burgun , Nazmi Caka e ka çuditur sërish policinë.

I vetëm , me një shishe benzinë , Caka ka protestuar mesnatën e të shtunës duke hedhur shishen në hyrje të kryeministrisë. Policia protestuesin e vetmuar e prangosur menjëherë prangat, ndërsa në shtëpinë ku ai jeton me qira në Sauk ju gjet edhe një shishe tjetër me lëndë ndezëse të cilët ai vetë e rrëfeu që po e mbante për protestën e radhës.

Për shkak të rrezikshmërisë së ulët të protestuesit gjykata vendosi edhe këtë herë masën detyrim paraqitje për të riun./noa.al