Një drejtues mjeti është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet A.B., 40 vjeç.
Arrestimi i 40-vjeçarit u bë pasi në rrugën “Don Bosko”, gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e testimit për alkool, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë parash.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Tiranës godet një rast tjetër të mitëdhënës. Gjatë javës që lamë pas janë goditur edhe dy raste të tjera.
Në funksion të patrullimeve me përzgjedhje për personat që drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit, rrugorët e kryeqytetit gjatë fundjavës, kanë ndaluar në rrugën “Don Bosko” drejtuesin e mjetit me iniciale A. B, 40 vjeç, i cili gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e testimit për alkool, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.
Në këto kushte efektivët e Policisë Rrugore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve janë evidentuar dhe goditur edhe dy raste të tjera të mitëdhënies.



