Aksident i rëndë në Korçë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Një aksident është regjistruar në aksin Koçë-Voskopojë, në fshatin Turan ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i një motori.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së drejtuesit, i cili pas një devijimi nga rruga është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Mësohet se i plagosuri është shtetasi Haki Leska, 60-vjeç, nga Voskopoja, i cili është transportuar në spitalin rajonal të Korçës, transmeton Ora News.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.