Gjendet një trup i pajetë në Gjirokastër, Policia nuk arrin të nxjerrë viktimën nga përroi

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotmë në përroin e Dunavatit, në Gjirokastër.

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe po punon prej dy orësh për nxjerrjen e trupit të pajetë nga përroi.

Sipas informacioneve të komunikuara nga burime të bluve të Gjirokastrës, forcat policore nuk kanë arritur të nxjerrin dot viktimën, e për rrjedhojë nuk kanë mundur as ta identifikojnë atë.

Nga të dhënat e para, mendohet që i ndjeri të jetë rrëzuar në përrua, duke humbur për pasojë jetën.