Merr flakë automjeti në autostradën Levan-Tepelenë

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë.

Mjeti ka marrë flakë në afërsi të fshatit Bejar në autostradën Levan – Tepelenë, transmeton Top-Channel.

Dyshimet e para flasin për shkëndijë elektrike.

Forcat zjarrfikëse të Ballshit ndodhen në vendngjarje kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.