Avionët luftarakë turq kanë neutralizuar 7 terroristë të PKK-së gjatë një operacioni kundër terrorizmit në veri të Irakut, bëri të ditur sot Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmet ajrore u kryen në rajonin Gara, si pjesë e operacionit në vazhdim “Kthetra”, tha ministria në Twitter.
Autoritetet turke shpesh përdorin termin “të neutralizuar” në deklarata për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Më 27 maj, Turqia filloi operacionin “Kthetra” kundër PKK-së në rajonin Hakurk në veri të Irakut.
Sipas ministrisë, më 13 korrik Turqia filloi operacionin “Kthetra-2” si një vazhdim i suksesshëm i “Kthetra-1”, i cili zbuloi informacione të reja mbi aktivitetet terroriste.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.



