Fadroma del nga rruga, mbetet i plagosur drejtuesi i mjetit 51-vjeç

U.M. 51 vjeç  banues në Sovjan, duke drejtuar një mjet tip fadromë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe  është aksidentuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikollarë.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës  e më pas u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar, raporton Ekspress.

Nuk dihen shkaqet pse automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor po punon akoma për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.