Vlorë, një person mbetet i plagosur nga të shtëna me armë zjarri

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Selenicë të Vlorës. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por ajo që bëhet e ditur, është se në vendngjarje, policia ka mundur të marrë të plagosurin dhe e ka dërguar në spital, ndërsa nuk bëhet e ditur, as rrethanat e ngjarjes, shkruan Shqip.

Ndërkohë, nuk dihen as autorët dhe as motivet e krimit, ndërkohë janë marrë nën cilësinë e dëshmitarëve disa persona të ndodhur aty pranë.

I plagosuri është 45 vjeçari Laver Tozaj, i cili është gjetur nga kalimtarët në afërsi të shkolles së Selenicës me tre plumba pistolete në trup dhe është shoqëruar ne spitalin e Vlorës.