Aksident i rëndë në Tiranë, përmbyset makina me familjen dhe gruan shtatzënë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në hyrje të kryeqytetit.

Mësohet se një automjet  tip “Benz”  është përplasur me mbrojtëset anësore  të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Në automjet po udhëtonte një familje përkatësisht, bashkëshorti që ishte drejtuesi i mjetit, dy fëmijët dhe gruaja shtatzënë.

Ky është aksidenti i dytë brenda ditës së sotme, teksa po pasdite u përmbys një kamion në rrugën nacionale Korçë-Tiranë./CNA.al