Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pasi kryebashkiaku i ri i Kamzës, Rakip Suli, hyri në zyrë. Basha thotë se bashkia e Kamzës është zaptuar me dhunë dhe se Suli u ndihmua nga Sali Skura, shef i komisariatit.
“Rakip Suli ky hajdut i milonave të shqiptarëve me tendera dhe qira që i përfitoi kur ishte deputet në konflikt të pastër interesi, duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar”, shtoi Basha.
Sipas Bashës, “sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.”
I zgjedhur nga banorët e Kamzës në 30 qershor për të drejtuar këtë bashki për katër vitet e ardhshme, Rakip Suli bëri betimin e tij sot, ndërsa rreth orës 16: 00 u fut në zyrë të cilën ish-kryetari Xhelal Mziu e kishte boshatisur.


