Ndërsa jepte të dhëna për lidhjet e Ngragheta-s dhe veprimtarinë e grupeve mafioze italiane në Zvicër dhe bashkëpunimin e tyre me grupet ballkanike, ai bën një parashikim për atë që do të jetë mafia e së nesërmes.
“Unë parashikoj që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Europën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare”, deklaron Prokurori Italian, ndërsa shton:
“Në Shqipëri ka një korrupsion të lartë, grupet kriminale janë aq të fuqishme se me paratë e mbledhura i janë imponuar sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu mbarë tregut europian të drogave të forta.”- thotë ai.
Sipas, Prokurorit të përgjithshëm të Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri aktualisht grupet shqiptare janë shumë të pranishme në Holandë, por veprojnë edhe në Amerikën e Jugut së bashku me Ndrangheta-n.


