Zinedine Zidane është në prag të dorëheqjes nga Real Madrid për të dytën herë në pak më shumë se një vit. Kjo sipas gazetarit të El Pais Diego Torres i cili njihet se me lidhje të ngushta të klubin e real dhe vetë trajnerin. Sipas gazetarit, tekniku francez ka mbetur i zhgënjyer nga klubi që nuk mundi të afronte Paul Pogba nga Manchester United.
Zidane ia ka komunikuar këtë edhe presidentit Florentino Perez. Francezi është irrituar me shefin e tij duke e konsideruar mungesën e ardhjes së pogba si një tradhti të presidentit. Dështimi në shitjen edhe të Gareth Bale dhe James Rodríguez e shton më shumë mërzitjen e Zodane.
Ai nuk beson ende se skuadra e tij është mjaftueshëm në gjendje për të sfiduar në sezonin e ri dhe tashmë do ti duhet ti riintegrojë të dy futbollistët në ekipin e tij. trajneri u josh që të rikthehej në Santiago Bernabéu me garancinë se do të kishte thuajse kontroll total mbi afrimet e reja. Kjo nuk ndodhi dhe ish-mesfushori francez është gati të largohet për të vetëm për të respektuar parimet e tij.



