Pozicioni i shefit të Shtëpisë së Bardhë megjithatë në lidhje me tarifat dhe raportet me Rusinë nuk është në linjë me qëndrimet e disa liderëve të pranishëm në takimin e nivelit të lartë. Ishte parathëne se samiti I G7-ës do të errësohej nga konflikti tregtar SHBA-Kinë, një përballje kjo të cilën Franca mbajtëse e kryesisë së radhës së grupit, kërkon të shmanget me çdo kusht.
“Asnjeri nuk përfiton prej saj”, ishte komenti i Emanuel Macron. Trump ndërkohë u fokusua tek Britania e madhe, me të cilën premtoi arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme tregtare.
Largimin e saj nga Bashkimi Europian, ai e përshkroi si “të heqësh një spirancë të lidhur pas kyçit të këmbës”. Kryeministri britanik Bors Johnson megjithatë i ka të qarta idetë në kokë: Shtetet e Bashkuara, sipas tij, duhet të hapin tregjet nëse mes dy vendeve do të ketë një marrëveshje tregtare post Brexit.



