Jep dorëheqjen drejtori i Tatimeve të Sarandës

Kreu i Tatimeve në qytetin e Sarandës, Alket Qëndro ka dhënë dorëheqjen.

Sakaq, mësohet se dorëheqja është kërkuar nga drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve me argumentin e rifreskimit të strukturave, por Qëndro është shprehur se dorëheqjen e ka dhënë pasi do të marrë një tjetër detyrë, transmeton gazeta Shekulli.

Ndërkaq, lidhur me aksionin kundër informalitetit, Qëndro shprehet se Tatimet e Sarandës kanë patur performancë dhe realizim të shkëlqyer.