Në një deklaratë për Mediat, kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër, Briseda Kadia, tregoi për vendimet që janë marrë në mbledhjen që po mbahet në Partinë Socialiste, nën drejtimin e Ramës. Kadia tha se do të shkarkohen të gjithë drejtorët aktualë rajonalë, transmeton gazeta Mapo.
Ajo tha se do të vendosen në poste publike në Shkodër njerëz të njohur në qytet, që kanë aftësi profesionale dhe integritet. Kadia shtoi se gratë dhe vajzat do të kenë prioritetet për të qenë në këto poste në Shkodër. “Është komunikuar që të japin dorëheqjen gjithë drejtorët. Në vendet vakante do të zgjidhen njerëzit më me integritet në qytetin tonë. Femrat do të kenë prioritet”, tha Kadia.


