Tërmeti i fuqishëm shkund ishullin grek

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë ka tronditur ishullin grek Rodos, duke shkaktuar panik tek turistët.

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë ka tronditur ishullin grek Rodos, duke shkaktuar panik tek turistët.

Qendra Sizmike e Mesdheut Euro raportoi fillimisht se tërmeti  ishte 5.3 në shkallën Rihter rreth orës 03:00 të mëngjesit,shkruan Top Channel.

Turistët anglezë thanë për mediet se ‘i gjithë hoteli i tyre u trondit’ nga tërmeti.

Rreth 300,000 njerëz ishin brenda zonës që ndien efektet e tërmetit.

Ende nuk ka të dhëna nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale.