Gjashtë mjete zjarrfikëse dhe 70 punonjës janë angazhuar nga Delvina, Saranda dhe Gjirokastra për shuarjen e flakëve në Bashkinë e Finiqit.
Mësohet zyrtarisht se deri tani janë djegur vetëm 2 shtëpi të braktisura rreth 15 vite më parë, të cilat ndodhen larg qendrave të banuara.
Situata po ndiqet me vemendje nga Ministri i Mbrojtjes, Prefekti, Emergjencat Civile. Në gatishmeri në rast ndërhyrje janë efektivët e FA në Detashmentin e Mbrojtjes Rajonale të Gjirokastrës./CNA.al


