Një person ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të lëndës plasëse, në banesën e tij në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” në banesën e një shtetasi 36 vjeçar, ku ka shpërthyer një sasi tritoli.
Mësohet se 36-vjeçari është dërguar në spital me dëmtime në gjymtyrë.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi E.Th., 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.


