Arrestohet ortaku i El Chapo-s në Romë, ishte në kërkim për trafik droge

Policia italiane ka arrestuar në aeroportin e “Fiumicino” një prej krerëve të kartelit të Sinaloas. Tgcom shkruan se 43-vjeçari Ramon Cristobal Santoyo, njihet me nofkën “Doktor Wagner”, ortak i El Chapo-s.

Mësohet se ai ishte një prej organizatorëve të trafikut të drogës nga Meksika drejt SHBA-ve, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik droge dhe pastrim të parave, shkruan Balkanweb.

Po ashtu raportohet se për të ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti që prej vitit 2016.