Gjirokastër, digjen siguresat, qyteti pa energji elektrike

Dega e OSHEE në Gjirokastër njofton se për shkak të djegies së siguresave 20kv, kanë mbetur pa tension fiderat e NST Gjirokastra 2, të cilat furnizojnë qytetin.

Dega e OSHEE në Gjirokastër njofton se për shkak të djegies së siguresave 20kv, kanë mbetur pa tension fiderat e NST Gjirokastra 2, të cilat furnizojnë qytetin.

Në njoftimin e OSHEE thuhet se grupet e punës po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët./Top Channel.