26 vjeçari është një emër i njohur. Ai në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit. Po në vitin 2016 rezulton se Santiago Malko ka pasur një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Llashi.
Mësohet se përplasja mes tyre është bërë në lokalin e dy vëllezërve. Santiago Malko ka pasur lidhje shoqërore me Ervis Martinaj.
Malko u ekzekutua më 27 gusht në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së Malkos u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.
Ndërkohë grupi hetimor gjatë veprimeve procedurale ka arritur të gjej dhe sekuestroj në cilësinë e provës materiale 8 automjete, mes tyre dhe automjete e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur si masë sigurimi personal “Arrest me burg” në mungesë, ndaj 8 shtetasve: L. D., E. D., I. S., O. L., D. A., A. M., Xh. N., (të shtatë banues në Tiranë) dhe F. H., (M.,) banues në Vlorë.



