Merr fund ankthi! Gjendet 13-vjecarja, e cila rezultonte e zhdukur prej 4 orësh. Policia tha se vajza u rrëmbye në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në Tiranë, nga një person i paidentifikuar. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se vajza u gjet në një qendër tregtare duke konsumuar kafe me shoqërinë.
Po ashtu Bezat tha se 13-vjeçarja ishte gjetur nën shoqërinë e 3 shoqeve dhe 2 shokëve, teksa pinin kafe.
Në dëshminë e saj të parë për policinë, vajza deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj dhe se kishte stisur historinë e rrëmbimit, pasi familja nuk e linte që të dilte me shoqërinë.
13-vjeçarja me inicialet S.B. është gjetur nga policia në një qendër tregtare afër zonës ku banon dhe ka qenë bashkë me shoqet.
Vetë ajo ka treguar se është larguar pasi prindërit nuk i jepnin leje dhe ka sajuar vetë rrëmbimin. “Jam larguar nga banesa për të kaluar një pasdite me shoqet. Por ngaqë prindërit nuk më jepnin leje sajova rrëmbimin”, ka rrëfyer vajza.
Gjithsesi policia vijon hetimet për ngjarjen, për të zbardhur të vërtetën e ‘rrëmbimit’ që alarmoi kryeqytetin por jo vetëm.


