Mediat serbe: Vuçiç do të takohet me Ramën dhe Zaev

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Sipas kësaj media, Vuçiç, Rama dhe Zaev do të takohen në Novi Sad të Serbisë ku do të marrin pjesë në një aktivitet.

Ky takim është konfirmuar edhe nga zyra e Kabinetit të Presidentit të Serbisë. Takimi trepalësh është parashikuar që të zhvillohet më 10 Tetor