Pesë persona janë plagosur me thikë, gjatë një sulmi në një qendër tregtare, në qytetin e Mançesterit të Britanisë së Madhe,raporton Top Channel.
Njerëzit brenda qendrës tregtare janë evakuuar dhe transporti publik është ndalur së funksionuari.
Policia tha se nuk ka raportime për viktima, dhe se oficerët e kundër-terrorizmit po udhëheqin hetimin.
Një burrë në të 40-tat është arrestuar nën dyshimin për sulm të rëndë.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi se pesë personat e plagosur janë dërguar në spital.



