Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se brenda 17 viteve, sipërfaqen pyjore të vendit e kanë rritur në 22,6 milionë hektarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan, këtë e njoftoi gjatë aktivitetit të mbjelljes së 11 milionë fidanëve në mbarë vendin me rastin e “Ditës Kombëtare të Pyllëzimit”.
“Brenda 17 viteve, duke mbjellë gjithsej 4,5 miliardë fidanë, sipërfaqen pyjore të vendit e kemi rritur në 22,6 milionë hektarë”, tha ai.
Ai kritikoi edhe ata që drejtonin kritika ndaj Turqisë nën pretekstin e ambientalizmit duke u thënë “Ku janë tani?”.
“Askush nuk mund ta matë dashurinë tonë ndaj së gjelbrës, ndjeshmërisë ndaj pemëve, ndaj mjedisit”, tha mes tjerash presidenti turk.![]()
Turqia mbjell 11 milion fidanë për të ardhme të gjelbër
Mbi 11 milion fidanë janë mbjellë të hënën në 2.023 lokalitete të ndryshme në të gjithë Turqinë, si pjesë e fushatës “Frymë për të ardhmen”.
Fushata masive e pyllëzimit e Turqisë filloi me shpalljen e 11 nëntorit si Ditë Kombëtare e Pyjeve që do të shënohet çdo vit.
Vendi filloi festivalin e tij më të madh të mjedisit në orën 11:11 sipas kohës lokale, ashtu siç u njoftua më parë.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, Zonja e Parë Emine Erdoğan, si dhe shumë ministra turq morën pjesë në ngjarjen masive të mbjelljes së pemëve në kryeqytetin Ankara.
“Më 11 nëntor, e cila u shpall si Dita Kombëtare e Pyllëzimit, ne do të mbjellim 11 milion fidanë”, tha presidenti Erdoğan në një postim në Twitter të dielën.
Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Turqisë kishte filluar fushatën “Frymë për të ardhmen” në fund të tetorit.
Ministria mbjell fidanët në emër të qytetarëve që i adoptuan ato përmes internetit. Deri më tani janë adoptuar 13 milion pemë.
Përveç qeverisë, një numër i organizatave joqeveritare gjithashtu i janë bashkuar kësaj iniciative.![]()



