Meta: Përpjekja për kapur sistemin e drejtësisë është e dështuar dhe e vdekur

Të dështuara dhe të vdekura i ka konsideruar presidenti Ilir Meta përpjekjet, sipas tij, për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe nëpërmjet saj edhe kapjen e të gjithë sistemit të drejtësisë.

Në një prononcim për gazetarët, Meta dha një paralajmërim për të gjithë ata që, sipas tij, synojnë të kapin drejtësinë.

“Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri sesa Kushtetuta, e cila ka vetëm një garant të padiskutueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekja për të dhunuar Kushtetutën në përpjekje për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura”, theksoi Meta.