Po rregullonte bojlerin, bie nga kati i 5-të i pallatit një person në Vlorë

Një person ka rënë nga kati i 5-të i një pallati të vjetër në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Raportohet se i lënduari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se personi, i moshës 65-vjeç, ra nga pallati ndërsa po rregullonte bojlerin.