Arben Malaj shkarkohet me 72 vota nga posti në Bankën e Shqipërisë

Kuvendi ka miratuar këtë të mërkurë dhe shkarkimin e Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë, transmeton Ekspress.

Kanë mjaftuar 72 vota për shkarkimin e Malajt, i cili pak minuta para se të merrej vendimi, paralajmëroi se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, sapo institucioni të ringrihet.

Me 72 vota dhe 10 kundër Malaj pezullohet përfundimisht nga detyra në BSH.