Një makinë ka hyrë kundravajtje në rrugicën ku ndodhej e parkuar makina me targë AA 583OO, e prokurorit Kuliçi. Nga makina ka zbritur një person i maskuar, i cili i është afruar makinës së prokurorit dhe ka hedhur sasinë e eksplozivit. Rreth 20-30 sekonda më pas ka shpërthyer eksplozivi duke dëmtuar makinën e prokurorit.
Pasi ka hedhur eksplozivin, autori është rikthyer te makina me të cilën erdhi dhe është larguar nga e njëjta rrugicë në lagjen “28 nëntori”.


