Bashkia e Durrësit jep 793 milion lekë për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti.
Mësohet se paratë janë marrë nga buxheti i bashkisë pë r vitin 2020 dhe do të përdoren për rindërtimin e godinave të shkatërruara nga tërmeti.
Buxheti i vitit 2020 u miratua nga këshilltarët bashkiakë të majtë, të cilët vendosën se 1.2 miliardë lekë ose 42% e buxhetit do të shkojë për pagat dhe sigurimet e punonjësve të administratës lokale.
Kujtojmë se Durrësi është një ndër zonat më të prekura nga tërmeti, i cili shkaktoi humbjen e 51 jetëve, ndërsa edhe dëmet në banesa janë të konsiderueshme. /CNA.al



