Të paktën 12 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe 49 të tjerë janë lënduar pas rrëzimit të një avioni në Kazaakistan, pak para se të mbërrinte në aeroport…
Në raportin e aeroportit të Almatit thuhej se në avion udhëtonin rreth 100 persona kur filloi të rrëzohej.
Avioni u përplas me një pallat dy katësh në Almerek, pak pas nisjes së tij.
Autoritetet thonë se 22 persona të shtruar në spital ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 8 fëmijë janë dërguar në spitalin pediatrik të zonës.
Policia në fillim lajmëroi se ishin regjistruar 15 persona që kishin humbur jetën, por Ministria e Brendshme më pas raportoi numrin e ri, pa dhënë shpjegime të mëtejshme.
Avioni ishte nisur nga Almati në orën 07:05, sipas orës lokale, për të arritur më pas në Nur-Sultan, por fatkeqësisht humbi nga radarët e aeroportit.



