Kinemaja e re në qytetin e Gjirokastër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Godina ndodhet në zonën muzeale, ndërsa mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e pasme të ndërtesës, në një dhomë të vjetër, që përdorej si magazinë.
Drejt vendngjarjes mësohet se kanë shkuar dy automjete zjarrfikëse.
Ende nuk janë bërë të ditur shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit./CNA.al



