Fondacioni turk, Aziz Mahmud Hüdayi, zgjat dorën e ndihmës qindra familjeve të prekura nga tërmeti

Shoqata Istanbul me mbështetjen e Fondacionit Aziz Mahmud Hudayi me qendër në Stamboll u erdhi në ndihmë qindra familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit prej të cilit humbën jetën 52 persona, qindra u plagosën e shumë të tjerë mbeten pa strehë.

Përfaqësues të Shoqatës Istanbul vizituan zonat e prekura si Thumanë, Fushë-Mamurras, Bubq, Gjorm, Budull dhe Gurrëz duke u ardhur në ndihmë familjeve të prekura.