Ushtrimi i prostitucionit në disa prej rrugëve të Tiranës prej kohës është kthyer në një shqetësim për qytetarët. Në disa prej akseve kryesore çdo natë mblidhen vajza që janë gati të kryejnë marrëdhënie kundrejt pagesave që variojnë nga 2 mijë lekë deri në 5 mijë lekë. Shumica e tyre janë meshkuj të shndërruar në femra.
Kanë qenë pikërisht vetë qytetarët ato që kanë denoncuar në Shqiptarja.com dhe ReportTV këtë fenomen shqetësues që prej kohësh ndeshet çdo mbrëmje pas orës 23:30 në rrugët e kryeqytetit.



