Ndotja e ajrit 5 herë më e lartë se norma, në Shqipëri të rrezikuar personat me probleme respiratore

Termocentralet e qymyrit, makinat e vjetra dhe djegia e drurëve për ngrohje po kontribuojnë  në qarkullimin e një ajri plot toksina qe po na vret në heshtje.

Shqipëria nuk renditet mes vendeve me ndotje në nivele të larta të ajrit. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara bëhet e ditur se ajri është i pashëndetshëm për ata persona të cilët cilësohen të ndjeshëm dhe që shfaqin probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Megjithatë në raportin e fundit të OKB cilësohet se qytetarët në rajon janë të ekspozuar në disa nga përqendrimet më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë, një nivel rreth 5 herë më i lartë sesa direktiva e Bashkimit Evropian.

Organizata e Kombeve të Bashkuara nxit qeveritë të ndalojnë përdorimin e automjeteve të vjetra, të forcojnë rregulloret mbi emetimet e industrive dhe termocentraleve, duke u fokusuar më tepër në energjinë e pastër.

Termocentralet e qymyrit, makinat e vjetra dhe djegia e drurëve për ngrohje po kontribuojnë  në qarkullimin e një ajri plot toksina qe po na vret në heshtje.

Situata problematike dhe alarmante është raportuar edhe në Kosovë, ku një ditë më parë Instituti i shëndetit publik  ftoi qytetarët që të evitojnë daljen e panevojshme./euronews