Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar së bashku me policinë dhe ekipin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre.
Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.
Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkohë që
Prokuroria Themelore në Prizren është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.



