Një sulm me armë zjarri është shënuar ditën e sotme në Gjermani ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 6 persona dhe disa të tjerë janë plagosur. Sipas informacioneve paraprake autori i arrestuar për këtë vrasje dhe 6 viktimat njiheshin më parë.
Sulmi ndodhi pranë një ndërtese afër stacionit të trenit në Rot am See në orën 12:45.
“Disa të palgosur, dhe 6 të vdekur.”– ka shkruar policia lokale me qendër në qytetin Aalen të Gjermanisë.
Agjencia gjermane e lajmeve raportoi se 6 viktimat besohet të jenë anëtarë të familjes, kishin mbetur menjëherë të vdekur pas të shtënave.
Rot am See është vendi ku ndodhi ngjarja, me një popullsi mbi 5,000 dhe ndodhet rreth 170 km në veri-perëndim të Mynihut.
Ndërkohë, policia po heton mbi ngjarjen tragjike që tronditi mesditën e sotme Gjermaninë.



